|

Duke iu falendruar pedagogut figurativ, Nusret
Salihamixhiqit,i cili ia dha mësimet akademike Shefqet
Eminit, te i cili ruajti dhe zhvilloi paradispozitat prej
talentit, pa e detyruar në ndo një ndikim eventual
dhe të kontraktit të artistit me riprodhimet e artist
botëror nga antikiteti e këtej dhe duke iu falëndruar
enthuziazmit, ambicieve të shëndosha e invencionit
kreativ te autorit te kësaj ekspozite, i cili për
herë të parë individualisht na paraqitet në
skenën e jetës figurative e duke pasur parasysh
opusin e kreacioneve artistiko piktorike fitojme lirinë
për të thënë Kërlezha për pikturën
e Vilim Svecnjakut, edhe te ky artist flet shpirti, temperamenti,
fëmijëria, flet mendja, invencioni kreativ i tij,
pa iu nënshtruar për asnjë qast spontanitetit,
por përjetimeve artistiko figurative, qe i transponon
me mendje e mjeshtri në pëlhurat e tij me ngjyra
vaji, që na bëjnë të ndihemi, se ky mësues
i edukates figurative në Shkollën fillore ‘Emin
Duraku’ Shtime, tashti më, jo vetëm, që
premton për vepra kah rruga e finalizimit të individualitetit
krijues e figurativ, por edhe tash shofim tabllo me plot sinqeritet
artistik, ku kultivon ndjenjat e rrespektit të thellë
të njeriut ndaj njeriut. Pra, pikturon njeriun për
njeriun, pa u rrembyer nga izmat shkarravitëse të
shumëta perëndimore, që sa lindin e perëndojnë.Hija
dhe drita, ngjyrërat kontraste, të Shefqetit, jo
vetëm, që shprehin vitalitet të anës artistiko
piktorike, por edhe na bëjnë te kuptojme, se këto
portrete janë të lidhura ngusht me jetën, të
kaluarën dhe të tashmën, atë qka eshte
njerëzore dhe e qëndrueshme.
Portretët e tij, sa na qojnë në asociasion
të Karavagjos, Rembrantit, Direrit, Klod Monesë
e herë se ky Antoan Vatosë, aq edhe nga ana tjetër
na bindin se ky artist adhuron dhe i rrespekton gjenitë
e përmendur në një aspekt e nga pikësynimi
tjetër na bënë të bindemi, se këtu
është fjala për një ballkanas të
pandikuar, i kohës dhe hapsirës së nënqiellit
tonë kosovar, duke nderuar me seriozitet kokat e njerëzëve
me të cilët jeton, duke nderuar kështu edhe
personalitetët historike e kulturore të së
kaluarës dhe më tashmës progresive njerëzore.
Më
1984
Musa R. Mehmeti
|
Pikturat
e dhimbjes kombetare
Prej
vitit 1999,{Kliko}













|